ZYRTARE/ Pioli merr drejtimin e skuadrës së Milanit, firmos për dy sezone

Stefano Pioli është zyrtarisht trajneri i ri i Milanit. Zyrtarizimi ka ardhur gjatë mesditës së sotme. Ish-strategu i Napolit, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon, me një bonus prej 500 mijë eurosh. Ai do të prezantohet në orën 13:00 në “Casa Milan”.

 

Pioli do të jetë zëvendëuesi i Giampaolos, i cili hyri dhe në historinë e Milanit, si një ndër trajnerët më afatshkurtër, pasi zgjati vetëm 111 ditë në krye të kuqezinjve.

Njoftimi i Milanit:
“AC Milan njofton se ia ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë zotit Stefano Pioli. I lindur në Parma më 20 tetor 1965, Stefano Pioli e ka nisur karrierën si trajner në vitin 1999. Në vitin 2006 debutoi në Serinë A me në krye të Parmës, më pas ka drejtuar ekipe të tjera si Chievo Verona, Palermo, Bologna, Lazio dhe Inter, para se të merrte drejtimin e Fiorentinën në vitin 2017. Stefano Pioli i bashkohet Milanit me një kontratë dyvjeçare. Klubi i rezervon Piolit dhe bashkëpunëtorëve të tij një mirëseardhje të ngrohtë dhe i uron punë të mbarë.”

Image