Zbulohet telefonata që dështoi kalimin e Spallettit te Milani

“Nëse Conte merr 12 milionë, mua duhet të më jepni të paktën 5”. Këto janë fjalët që i ka thënë Luciano Spalletti administratorit të deleguar të Interit Beppe Marotta në një telefonatë të bërë ditën e hënë.

 

Strategu toskan u kërkua nga Milani për të zëvendësuar Giampaolo-n në pankinë, e klubit zikaltër për zgjidhjen e kontratës në skadencë në qershor 2021, è përditshmja “La Stampa”.

Spalletti i kishte kërkuar Inter pagën e gjithë sezonit në vazhdim (5,4 milionë euro me bonus). Nga ana e tij klubi i Suning ka ofruar pagesën e vetëm 2 milionë e 700 mijë euro. Në këtë pikë tratativa është rrëzuar.

Nuk ka shërbyer për asgjë tentativa e fundit e Spalletti në natën e të hënës me një mesazh për presidentin Steven Zhang, duke mbajtur mbajtur një raport të mirë mes tyre.