Rama: Ne i kemi bërë reformat, por opozita po na pengon integrimin

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot në Kuvend opozitën si bllokuese të integrimit në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë tha se opozita jashtë Parlamentit ka kopjuar ish-opozitën në Maqedoni duke tentuar të ndalojë procesin e çeljes së negociatave.

“Opozita jashtë Kuvendit ka kopjuar ish-opozitën në Maqedoni për të bllokuar integrimin, por nuk do na gjunjëzojë në rrugën drejt BE”,- tha Rama.

Kreu i qeverisë i quajti të pajustifikueshme ankesat e opozitës për zgjedhjet dhe proceset e tjera në vend, duke nënkuptuar se 30 qershori ishte legjitim.

Kryeministri nuk përmendi asnjë nga ankesat e vendeve të BE, si Holanda, Franca apo 9 kushtet e Gjermanisë, por tha se problemet i ka nga opozita në Tiranë. Ai tha se qeveria e tij i ka bërë të gjitha reformat e kërkuara.