Qardaku dhe Maloku: Atmosferë pozitive, duam fitoren me Kosovën

Ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, kanë dalë në një konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares U-21, Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku. Kuqezinjtë folën në lidhje me grumbullimin, përgatitjet që po zhvillon tekniku Bushi dhe pritshmëritë për sfidën ndaj Kosovës, më 15 tetor në Elbasan.

 

“Atmosfera në skuadrën e shpresave është shumë e mirë, kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21, jemi të përqendruar tek udhëzimet e trajnerit Bushi. Së bashku me shokët e skuadrës do mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës. Ne si çdo ndeshje do të mundohemi të fitojmë edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne si futbollistë çdo ndeshje është detyrim për tu fituar dhe këtë duhet të bëjmë”, deklaroi Maloku.

Eridon Qardaku që aktivizohet në radhët e ekipit të Bylis në Kategorinë Superiore u shpreh: “Skuadrës kombëtare U-21, nuk i ka munguar asgjë, për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, edhe sipas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojmë deri në fund të eliminatoreve”.