Probleme me shtyllën kurrizore, komandoja grek i akuzuar për vrasje përfundon në Spital

Efthymiou Efthymious, ish-komandoja grek i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit është shtruar me urgjencë paraburgimi i Elbasanit në qendrën spitalore ‘Xhaferr Kongoli’.

Burime pranë Spitalit bëjnë me dije se 41-vjeçari ka shfaqur probleme me shtyllën kurrizore, pasi vite më parë ka vendosur një protezë.

Ai mësohet se ka bërë një skaner dhe kontroll pranë spitalit dhe më pas është rikthyer në paraburgim.

Efthymious akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar 2018, pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.