Policia arreston burrin dhunues, por edhe gruan e armatosur

Një shtetas me iniciale R.H., ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.6 që kanë bërë të mundur arrestimin e burrit.

Por në pranga ka rënë edhe gruaja e dhunuar, shtetësja A.K., 37 vjeçe. Asaj i është gjetur një armë që e mbante pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, 37 vjeçares iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.