“Po çohemi në mëngjes dhe shikojmë çudira. Hap Instagramin…”, reagimi i këngëtarit shqiptar për kolegët

Këngëtari Erik Lloshi, thotë se vetëm 10% e këngëtarëve shqiptare i njohin notat muzikore. Ai nuk ka nguruar të shpreh pakënaqësitë e tij për ligjin e tregut muzikor, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”.

Erik Lloshi: “Bazat e të kënduarit në muzikë të lehtë janë këndimi i notave muzikore. Nëse arrin të këndosh notat, arrin të këndosh çdo gjë.”

Kelvi Kadilli: Sa artistë shqiptarë e bëjnë këtë gjë?

Erik Lloshi: “Një 10% e tyre, se nuk ia kanë idenë fare. Asnjëri prej tyre nuk e kupton që çdo gjë nis ato nota muzikore. 12 nota muzikore ka jo 7 sepse i bie edhe piano dhe e njoh shumë mirë. Shumica e dinë 7 por nuk janë aq.

Kam studiuar për kanto, kam studiuar për piano 12 vite, e njoh shumë mirë muzikën. Kam titullin këngëtar në diplomë. Duhet të ketë censurim, duhet të ketë rregulla. Po futet kushdo në treg. Po çohemi në mëngjes dhe po shikojmë çudira. Hap Instagramin, më çudisin të gjithë. Nga 3 milionë shqiptarë që janë pak a shumë, mbi 2.9 milion janë këngëtarë”/oranews