Një fjalor shqip-serbisht për Vuçiç

Gazetari shqiptar në Serbi, Idro Seferi i ka dhuruar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç një fjalor shqip-serbisht. “Për Shkëlqesinë e tij, unë i jap Presidentit, Aleksandër Vuçiç fjalorin tim personal në mënyrë që ai të mund ta kuptojë më mirë të ardhmen se të kaluarën”, ka shkruar Idro Seferi në fjalor, citojnë mediat në Serbi.