Mand Peza zbulon letrat e dashurisë me Marçelën

Mand Peza zbulon letrat e dashurisë me Marçelën. Gjatë bisedës në emisionin ”Ftesë në 5”, Mandi kujtoi kohën kur shkëmbente letra dashurie me Marçelën, pasi kjo e fundit studionte jashtë vendit dhe komunikimi nuk bëhej gjithnjë përmes celularit. “Marçela ka studiuar jashtë një farë kohe dhe ne nuk na mjaftonte vetëm celulari, por vetëm kur më vinin letra prej saj. E bukura është se lexoja letrën kur më vinte, pavarësisht orarit dhe e komentoja më pas përmes celularit”, tregoi duke qeshur Mandi. Ai shtoi se edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i ruajë letrat e Marçelës dhe të miqve apo familjarëve të tjerë.