Letra e ministreve për Holandën, Arta Dade: Rama luan me përfaqësimin e grave

Po të kishte qenë vetë ministre nuk do ta kishte pëlqyer letrën që u dërgua dje nga ministret femra drejt Holandës. Sipas Arta Dades, kryeministri Edi Rama luan me përfaqësimin e grave.

Gjatë një interviste në ABC Neës përballë gazetare Mirela Milori, Dade tha se ministret femra nuk mund të flasin në emër të të gjithëve pasi në vetvete janë vetëm gjysma e qeverisë.

“Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet. Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë. Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për gratë”, tha Dade, e cila shtoi se do të donte që ministret femra të merrnin një nismë ligjore për të mbrojtur gratë në shoqëri.

Dade komentoi edhe reagimin e kishës katolike këtë të mërkurë në lidhje me letrën e ministreve.

“Ky është një zhvillim i ri i letrës së përfaqësuesve të kishës. Ata e shikojnë çështjen nga këndvështrimi i tyre. E drejta e abortit është e drejtë e secilit idivid për të vendosur për trupin e tyrë, për ata çka mendojnë se është e mirë. Në këtë rast ndahem nga ajo që konstatohet nga letra e përfaqësuesve të kishës”, tha Dade.

/abcnews.al