Kurti: Idetë me kufij dhe harta kanë marrë fund. Kjo është oferta ime për Serbinë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu ka shpjeguar se cilat do të jenë pikat e negociatave me Serbinë. Kurti ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve dhe diskutimet mbi harta kanë marrë fund me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet.

Oferta ime për Serbinë është lista e kërkesave për borxhin që na e ka për obligimet e luftës. Serbia duhet ta shohë veten në pasqyrë dhe jo shqiptarët me dylbi. Vuçiç thotë që nuk mund ta njoh Kosovën me këto kufij. Dhe së dyti, me thoni çfarë kërkoni dhe ne jemi gati t’ja u japim. Këto kushtëzime ne nuk i pranojmë. Zgjidhje territoriale me lapsa e harta në dore, kjo ide merr fund me ne. Jo harta me president republike. Jo marrëveshje pa dialog. Jo dialog për kufij. Këto janë qëndrimet e mia. Vuçiç duhet ta kuptoje njëherë e mire çdo të thotë ardhja e VV në pushtet. Dhe ai besoj e di shume mirë”,- tha Kurti.

Kurti ka folur dhe për marrëdhënien me Edi Ramën, ku vitet e fundit nuk kanë munguar dhe përplasjet publike mes tyre. Lideri i Vetëvendosjes tregoi se shkak i prishjes së marrëdhënieve me Edi Ramën ka qenë mbështetja e kryeministrit të Shqipërisë për politikat e Hashim Thaçit.

Raportet e mia me Ramën nuk mund të them që i kemi shumë të mira, por duhet t’i përmirësojmë. Raportet më të i prisha për shkak të afrimitetit të tij me Thaçin, në kohen kur zhvillohej protesta më e madhe kundër Presidentit të Kosovës. Për mua mbetet enigmatike si ai nuk mund të shkëputet dot nga idetë e Thaçit. Me presidentin e Shqipërisë i kam raporte shumë të mira, por kemi kohë që nuk jemi takuar”,- deklaroi Kurti.