Kujtim Gjuzi në Parlament: Mos më ndërprisni fjalën, ndryshe do të ketë incidente

Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës plenare dhe një nga deputetët që ka marrë fjalën në foltoren e Parlamentit është edhe deputeti konservator Kujtim Gjuzi. Deputeti me ngulm kërkoi replikë me kryeministrin, pasi ky i fundit javën e kaluar i ironizoi fjalimin e tij.

Gjuzi me tone të ashpra paralajmëroi kryeparlamentarin Gramoz Ruçin, se nuk duhej të mohonte të drejtën e replikës ndaj deputetëve të cilët iu përmendet  emri gjatë diskutimeve, duke thënë se në të kundërt do të ketë incidente.

Gjuzi u shpreh:

Mos më ndërprisni fjalën, se pastaj do ta marrim me zor dhe pastaj mund të ndodhin incidente. Këtu na kanë sjellë marëveshjet që keni bërë. Kur me përmendet emri kam të drejtën të bëj replikë dhe ju nuk ma ndaloni këtë”

Ndërsa Ruçi i është përgjigjur se ka zbatuar vetëm rregulloren, duke e ftur deputetin ta lexojë atë ndërsa paralajmëroi se çdo shkelje e saj do të ndëshkohet.