Gjermani-Argjentinë, sonte miqësorja që kujton finalen e vitit 2014

Mbrëmjen e sotme, Gjermania dhe Argjentina do të luajnë atë që cilësohet përsëritja e finales së Botërorit 2014, kur “pancerat” fituan në kohën shtesë, duke i mohuar Lionel Messi-t trofeun e vetëm të madh që i mungon.

 

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, i zgjedhur së fundmi edhe “Lojtari i Vitit” nga FIFA do të mungojë në miqësoren e luksit, ku trajneri Scaloni do të provojë që me yjet Lautaro dhe Dybala t’i japë një identitet amerikano-jugorëve.

Sfida e Dortmundit do t’i shërbejë Gjermanisë së trajnerit Loë, në kuadër të kualifikueseve të “Euro 2020”, ku edhe pse është vetëm një miqësore, spektakli është i garantuar.