Fëmija 9-vjeç shpallet fajtor për vrasjen e 5 personave

Policia refuzon të japë edhe gjininë e fëmijës 9-vjeç që u shpall përgjegjës për vrasjen e tre fëmijëve dhe dy të rriturve në një park rulotësh në Ilinoi, SHBA.

Viktimat janë një fëmijë 1-vjeçar, dy dy-vjeçarë, dhe dy të rritur 34 dhe 69 vjeç.

Është hera e parë që nga viti 2006 që një fëmijë shpallet fajtor për vrasje në SHBA, dhe është hera e parë që një fëmijë ka kryer kaq shumë vrasje njëherësh.

Policia ka të dhëna të sigurta që zjarri në rulotë është vënë në mënyrë të qëllimshme, por refuzon të japë detaje në lidhje me fëmijën apo për sa i përket marrëdhënies së fëmijës me viktimat.

Një shoqatë për mbrojtjen e fëmijëve në Ilinoi e ka kritikuar gjykatën dhe policinë për dhënien e akuzave zyrtare: “Një fëmijë 9-vjeç nuk di nëse babagjyshi i Vitit të Ri ekziston apo jo, nuk di nëse njerëzit vdesin e nuk kthehen më në jetë. Nuk ka se si të dijë të kryejë vrasje të qëllimshme”, tha shoqata.

Mosha minimale për të quajtur një person përgjegjës për krimet është 14 vjeç, në të gjitha vendet e botës.

Por në vitin 1890, Ilinoi u bë vendi i parë në botë që ngriti një burg për të mitur, jashtë sistemit të të rriturve.

Fëmija, nëse dënohet, mund të marrë pesë vite shërbim prove vetëm pasi të ketë mbushur 21 vjeç.