Elvis Hoxha: Fitorja e madhe e luftës, u kthye në fitore të komandantëve

I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë tha se vota për VV në Kosovë, ishte votë kundër atyre që e hanë shtetin dhe ishte votë për një lëvizje që jep shpresë.

Fitorja e Vetëvendosjes ishte rezultati i kritikës ndaj sovranitetit të dobësuar, që vajti deri tek tërheqjet e njohjeve. Unë nuk merrem me teoritë e konspiracionit, mua s’më duhen fare, ne dimë këtë që shteti i Kosovës pikërisht fitoren e madhe të luftës, e ktheu në fitore të madhe të komondantëve të pushtetit, të një pushteti që e ha shtetin pak nga pak. Ne jemi tamam në situatën kur një popull e kupton se demorkacia, republika që kanë krijuar ka qenë defektoze në gjenezën e vetë”, tha Hoxha.

Filozofi dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Elvis Hoxha, ka thënë se forma që Albin Kurti ka si politikan është forma më e madhe që ka një politikan në trojet shqiptare.

Kur ne themi duket të ketë tekst, unë e them që Albin Kurti është një shënjues i madh i të bërit politikë, padiskutim është më i madhi, nuk kemi parë në këto troje format të tillë, sepse është një lloj integrali i të folurit, domethënë nuk është një njeri që ka një përmasë ekonomisti, dhe hera herës i shfaqet politikës, jo!”, u shpreh Elvis Hoxha.