Eduart Grishaj zbulon marrëdhënien që ka me Jonin

Ditën e djeshme regjisori Eduart Grishaj ishte i ftuar në ‘Ftesë në 5’ nga moderatorja Bieta Sulo.

Ai foli për projektin e tij më të ri të titulluar ‘Gjyshja’ premiera e të cilës ishte pak ditë më parë.

Gjithashtu ai foli dhe për mbështetjen e madhe që regjisori kishte nga moderatorja Arbana Osmani duke bërë një dedikim shumë të veçantë.

I pyetur rreth fotove të librit të gatimeve të Osmanit, Eduardi tregoi se është gati që këtë punë t’ia kalojë Jonit, djalit të Arbanës pasi vetë e ka shumë të vështirë ta përmbajë veten nga ushqimet.

“Jam duke e përgatitur Jonin që edhe pak t’ia dorëzoj atij aparatin të merret me fotot e gatimeve të Arbanës se gatimet janë aq të shijshme sa unë nuk i rezistoj dot”, përfundoi Grishaj.

Ndër të tjera regjisori i programit ‘Dua të të bëj të lumtur’ pohoi se ai e mbështet Osmanin në çdo hap, ashtu sikurse ajo atë.