Balliu: Kërcënimet e Ramës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë vetëm një mision

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Rama gjatë seancës plenare.

 

“Kërcënimet e Ramës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë vetëm një mision; pafajësinë e Saimir Tahirit, pafajësinë e bandave dhe kriminelëve që i mbajnë në pushtet.

Askush nuk duhet ti prekë bandat e krimit nën pushtetin e Edvinit. Sepse bandat, droga, krimi janë fryma dhe oksigjeni i qeverisë ilegjitime dhe kriminale të Edvin Ramës. Por është koha për drejtësi”, shkruan Balliu në një reagim në Facebook.