AKU, trajtim të çdo denoncimi ndaj cënimit të sigurisë ushqimore

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili zhvilloi sot një takim me krerët e drejtorive rajonale, për t’i kërkuar që t’i përmbahen planeve të tyre të monitorimit, duke vepruar brenda kuadrit ligjor dhe me etikë maksimale përballë operatorëve të biznesit ushqimor. Krahas kontrolleve inspektorët e AKU-së nuk duhet të harrojnë dimensionin këshillimor ndaj bizneseve. Ai kërkoi trajtim me seriozitet maksimal të çdo denoncimi apo sinjali që vjen nga qytetarët për cenim të sigurisë ushqimore. ”Sa i përket tregtimit të produkteve nëpër rrugë, AKU duhet të ndërtojë një bashkëpunim më të ngushtë me pushtetin lokal në çdo bashki të vendit. Siguria ushqimore është një çështje e përbashkët, për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë”.