5 ushqimet e duhura për pastrimin rrënjësor të gjakut

Gjaku i njeriut grumbullon çdo ditë shumë toksina që vijnë nga ushqimet, ndotja por edhe stresi.

Ai ka nevojë të pastrohet sepse toksinat e tepërta ndikojnë tek imuniteti, paraqitja e lëkurës dhe shëndetin në përgjithësi.

Gjaku mund të pastrohet natyralisht nga mushkëritë, veshkat dhe mëlçia, nëse këto të fundit nuk janë të dëmtuara.

Megjithatë, njeriu mund ta ndihmojë trupin e vet që të pastrojë gjakun, duke ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme.

Brokoli
Brokoli është i pasur me kalçium, vitaminën C, acidet yndyrore omega-3, fibër, kalium, mangan e shumë minerale të tjera.

Ngrënia e rregullt e brokolit e ushqen gjakun me antioksidantë të cilët eliminojnë toksinat.

Frutat
Mollët, kumbullat dhe pjeshkët përmbajnë fibër e cila pastron gjakun nga toksinat dhe metalet e rënda.

Veç tyre, ekspertët e AgroËeb.org rekomandojnë edhe frutat e pyllit si luleshtrydhet dhe boronicat.

Barishtet
Barishtet janë të pasura me antioksidantë. Ato nxisin shtimin e enzimave të mëlçisë që përshpejtojnë procesin pastrues të gjakut.

Barishtet më të mira janë: kale, spinaqi, sallata jeshile e barishtet e egra.

Panxhari
Panxhari është burim natyral antioksidantësh që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet e ndryshme.

Lëngu i panxharit nxit prodhimin e enzimave që pastrojnë gjakun natyralisht.

Limoni
Uji i vakët me limon promovon shpërbërjen e depozitave yndyrore dhe lehtëson veshkat nga barra e pastrimit të organizmit nga toksinat.

Mineralet dhe vitaminat që gjenden tek limoni pastrojnë jo vetëm gjakun por janë të rekomanduara për të gjithë shëndetin.

Uji
Veshkat nxjerrin toksinat e gjakut nëpërmjet urinës. Për rrjedhojë, uji është një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi.

Uji ndihmon në nxjerrjen më të shpejtë të toksinave nga trupi dhe për më tepër ju mban të hidratuar.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e të paktën tetë gotave ujë në ditë./AgroWeb.org