Turqi-Shqipëri gjykohet nga një 4-she arbitrash nga Rumania

UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në duelin e të premtes në Stamboll të cilët do të jenë nga Rumania. Kryesor do të jetë Ovidiu Hategan, ndërsa asistentë të tij, Octavian Sovre dhe Sebastian Gheorghe që do të veprojnë si arbitra anësorë ndërsa gjyqtar i 4-t është përzgjedhur Sebastian Coltescu.

 

Turqi-Shqipëri do të zhvillohet të premten në orën 20:45 në stadiumin e Fenerbahces Sukru Saracoglu Stadium që ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit.

39-vjeçari Hategan e ka gjykuar Shqipërinë në 11 shtator të vitit 2012 në humbjen 2-0 ndaj Zvicrës në transfertë, sfidë në të cilën shënuan Xherdan Shaqiri dhe Gokhan Inler me një penallti.