Sekreti ”Victoria Beckham” për një fizik elegant

Victoria Beckham, krahas stilit të pashoq në të veshur, mbetet tepër e lakmuar edhe për fizikun e saj. 45-vjeçarja së fundmi ka folur mbi dëshirën e saj të madhe për tekila (tequila) dhe verë të kuqe, shoqëruar me një mënyrë jetese tepër të ekuilibruar, për të cilën u shpreh: ”Mundohem të jem vërtet e shëndetshme, pres shumë nga vetja dhe trupi im. Kam katër fëmijë, punoj shumë, mundohem të konsumoj peshk të freskët, perime të freskëta, fruta dhe pi shumë ujë. Nuk po them që s’bëj qejf, njihem që pi shumë tekila dhe verë të kuqe, kjo është balanca”. Përsa i përket lëkurës së kuruar, Beckham tha se: ”Padyshim pastroni grimin çdo natë para se të flini, përdorni një hidratues të mirë dhe qëndroni përherë të hidratuar”.