Samsung pranë rimëkëmbjes – Shitje të mëdha të Note 10 në Korenë e Jugut dhe Europë

Shitjet e forta të Galaxy Note 10 kanë rritur shpresat që gjiganti korean i teknologjisë t’i rikthehet rritjes, pas disa vitesh të ngadalësimit. Samsung, prodhuesi më i madh në botë i smartphonave ka prezantuar telefona 5G dhe pajisje të palosshme prej 2,000 dollarë, ndërkohë që konkurron ashpër me Apple dhe Huawei, pas skandalit të vitit 2017 me shpërthimin e baterive.

Analistët thonë se strategjia mund të jetë e duhura, ndërkohë që rënia e fitimit operues në tremujorin e tretë ishte më e ulët se ç’pritej dhe shitjet e Note 10 brenda vendit dhe në Europë kanë qenë të forta që prej prezantimit më 23 Gusht.

Ekspertët flasin gjithashtu për një rimëkëmbje të biznesit të procesorëve në të gjithë botën, që përbën një nxitës kryesor të fitimeve të Samsung. Gjiganti korean bëri të ditur se ka shitur më shumë se 1 milionë telefona Note 10 me 5G në Korenë e Jugut, duke e bërë produktin me shitjen më të shpejtë brenda vendit. Shitjet në Europë ishin gjithashtu të forta.

Sipas analistëve, Samsung po përfiton edhe nga sanksionet amerikane ndaj Huawei, që kanë ndaluar firmat amerikane që t’i shërbejnë konkurrentit kinez.

Smartphonat Mate 30 të Huawei po dërgohen në Europë, por sanksionet kanë ndaluar versionin e licensuar të sistemit të operimit Android si dhe shërbime përfshirës Play Store, Gmail, Youtube apo Maps.

Aksionet e Samsung u rritën me 2.4% në sesionin tregtar të ditës së Martë, pas publikimit të udhëzimit mbi fitimin në tremujorin e tretë.