Ruanda hedh në treg “smartphone”-in e parë “Made in Africa”

Ruanda ka hapur laboratorin e parë për prodhimin e smartphoneve në kryeqytetin e saj Kigali,  në një event në të cilin merrte pjesë dhe presidenti Paul Kagame. Të prodhuara nga kompania e teknologjisë “MaraGroup”, smartphonët Mara X dhe Mara Z do të përdorin sistemin Google Android dhe do të kushtojnë 175, 750 franga të Ruandës, të barabarta me 190 dollarë dhe 120, 250 franga të Ruandës, të barabartë me 130 dollarë, respektivisht.

Ky është smartphone i parë i prodhuar në Afrikës  u shpreh kreu i “Mara Group” Ashish Thakkar për Reuters.

Shumica e telefonëve që shiten në Afrikë vijnë nga kompani kineze që ofrojnë mundësinë e dy kartave dhe që janë më të lira sesa çmimi që ofron Mara.

Aktualisht në Ruanda, 15% e popullatës përdor smartphonë, një përqindje që parashikohet të rritet dhe më tej pas këtij zhvillimi.