Reforma në Drejtësi, Gazetari: Është eksperiment; Bushka: Po i jep frytet e veta

Gazetari Vincent Van Gerven Oei dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka u përfshinë në debat sa i përket reformës në Drejtësi.

Për Vincentin reforma është një eksperiment, ndërsa Bushka pohon se reforma është e thellë, e vlerësuar dhe po jep frytet e saj.

Sonila Meço: Ka ndenjur pa Gjykatë Kushtetuese, të Lartë, pa Inspektoriat të Lartë, pa SPAK, pa Byro Kombëtare Hetimi, ka ndenjur për një kohë kaq të gjatë vendi?

Klotilda Bushka: Kjo është një nga ato pasoja që ne i kemi parashikuar në reformë për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Nuk është një lajm i mirë që ne ti kemi gjykatat bosh.

Vincent Van Gerven Oei: Ju keni folur për një ekspertimet. Nëse ky është një eksperiment pse brenda kushtetutës keni vënë afate aq të ngushta nëse e dini që është një eksperiment.

Klotilda Bushka: Ky nuk është një ekspertimet, është një reformë e thellë e vlerësuar dhe që po i jep frytet e veta.

Vincent Van Gerven Oei: Janë shkelur gjatë këtij procesi të gjitha afatet deri në SPAK.  Ju thatë që ishte eksperiment para 1 minute.