Profecia e Pep Guardiolës që duket se po penalizon City-in në kampionat

Humbja ndaj Wolverhampton e ka vendosur Manchester City-in në një situatë aspak të këndshme. Skuadra e Pep Guardiolës u mund 2-0 në shtëpi, teksa tashmë e sheh veten 8 pikë larg nga Liverpooli që kryeson kampionatin. Një distancë që nëse vijohet me këto ritme do të shtohet edhe më shumë, duke marrë në konsideratë faktin që “The Reds” po kalojnë një formë shumë të mirë në kampionat.

 

Në fakt sezonin e kaluar City ishte edhe më larg, 10 pikë, por më pas arriti që të rikuperonte brenda disa javësh shumë pikë, duke arritur që të fitonte edhe kampionatin. Gjithsesi Guardiolën duket se e penalizon edhe një thënie në autobiografinë e tij në vitin 2014 ku shkruante: “Kampionati fitohet në 8 javët e fundit, por humbet në 8 javët e para”.

Në 8 javët e para të këtij sezoni City duket shumë i distancuar, jo vetëm në aspektin e pikëve. Tashmë Guardiolën tifo që shprehja e tij e thënë në vitin 2014 të jetë e gabuar. /R.Lika-Koha Jone/