Paratë “dhunojnë” gratë! Anketa: Të ardhurat ekonomike dhe arsimi, shkaqet kryesore

Gratë që jetojnë me vështirësi me të ardhurat e tyre kanë më shumë mundësi të jenë objekti i dhunës psikologjike dhe fizike nga partneri i tyre aktual, (71 për qind në krahasim me 61 për qind në tërësi) ndërsa ato që kanë të ardhura të larta dhe janë me profesione të kualifikuara pohojnë se kanë përjetuar më shumë ngacmime seksuale.

Këto janë të dhënat e anketë së zhvilluar nga OSBE me temë “Mirëqenia dhe siguria e grave” ku nxjerr në pah ekzistencën masive të dhunës ndaj gjinisë femërore apo të dhunës në familje, e lidhur kjo ngushtësisht edhe me gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare.   Gjatë prezantimit të rezultateve, përfaqësues të qeverisë bënë me dije iniciativat që po merren në këtë drejtim, për fuqizimin ekonomik të grave dhe eliminimin e dhunës.

Sipas të dhënave të anketës, dhuna ndaj grave është e lidhur edhe me arsimimin e tyre dhe shtrirjen gjeografike, ku femrat me arsim të ulët janë më të prekura dhe ato në zonat veriore të vendit, po ashtu.