Në Itali zvogëlohet numri i deputetëve për të kursyer në buxhet

Parlamenti i Italisë

Parlamenti i Italisë votoi që të ulë numrin e përfaqësuesve në të dyja dhomat me më shumë se 1/3 e anëtarëve. Dhoma e ulët e Parlamentit miratoi një ligj që e çon numrin deputetëve nga 630 në 400 dhe numrin senatorëve nga 315 në 200.

Projektligji u aprovua me 553 vota pro, 14 kundër dhe 2 abstenime. Sipas hartuesve, në këtë mënyrë do të kursehen rreth 1 miliardë euro në 10 vitet e ardhshme. Kjo reformë ishte premtuar prej kohësh nga lëvizja “5 Yjet” që ia arriti ta aprovonte.

Por për kritikët, kjo ulje e numrit të deputetëve dhe senatorëve do të rrisë influencën e lobistëve dhe dot ë dëmtojë demokracinë. Për ligjin e ri do të mbahet referendum, pasi që ai të vihet ën praktikë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Italisë.