Kokaina nga Ekuadori, Veliu ”zbarkon” në Elbasan: Intensifikoni punën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkuar në Elbasan ku edhe ka zhvilluar takime me strukturat e drejtorisë së qytetit. Mësohet se Veliu ka qenë i pakënaqur me punën e drejorëve dhe u ka kërkuar atyre që të intensifikojnë punën për të goditur grupet kriminale që veprojnë në Elbasan. Operacioni u zhvillua më 19 shtator, dhe në të morën pjesë DEA amerikane dhe pala greke.

Takimi u zhvillua disa ditë pas kapjes së drogës që u nis nga Ekuadori me 4 konteinerë me banane, brenda të cilëve kanë qenë edhe 137 kilogramë kokainë dhe e cila dyshohet se kishte si destinacion Elbasanin. Droga është pikasur në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas ka përfunduar në portin e Durrësit. Policia greke ka gjetur drogën e nisur nga Ekuadori në 4 konteinerët me destinacion Shqipërinë dhe nuk ka ndërhyrë por ka dhënë informacion tek pala shqiptare. Konteinerët kanë ardhur në Shqipëri, dhe prokuroria shqiptare, bashkë me policinë, kanë hequr drogën dhe kanë vendosur pako me oriz dhe GPS (gjurmues lokalizator).

Pas tri ditësh, në Portin e Durrësit kanë shkuar dy personat, Gentian Maldini dhe Altin Myslimhaka, të cilët po prisnin të merrnin drogën, por në vend të kokainës kanë marrë orizin. Malindi kuptoi kurthin e policisë dhe është larguar. Në dëshminë e tyre para hetuesve, Bega dhe Myslimhaka mohojnë që të kenë gisht në trafikun e drogës dhe kanë thënë se vetëm kanë marrë para për të nxjerrë kutinë nga konteineri, që sipas tyre, kishin dijeni se ishte me skrap dhe jo me drogë. /Dosja.al/