Ilda Bejleri bën gafën epike, ja si e quan Lulzim Bashën

Ilda Bejleri, gazetarja e njohur sportive që së fundmi drejton emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel duket se nuk i njeh mirë politikanët, pavarësisht se shumë herë është lakuar për miqësi të mirë me ta. Dje në mbrëmje moderatorja ka ngatërruar kreun e PD Lulzim Basha me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Teksa i drejton një pyetje fotografit Armand Sallabanda, se kë do të zgjidhte nga Parlamenti, për të bërë disa fotografi, një femër dhe një mashkull, ky i fundit nga meshkujt zgjodhi Gramoz Ruçin. Por nuk mungoi një gafë nga ana e Ilda Bejlerit.

Pjesë nga biseda:

Armand Sallabanda: Mashkull do të zgjidhja kryetarin e Kuvendit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare.

Ilda Bejleri: Aaa Basha.

Armand Sallabanda: Jo jo, kryetarin e Kuvendit.