Hyn në fuqi ligji për dhunën në fushat sportive

Është botuar në fletoren zyrtare të Kodit Penal, ligji që dënon çdo person që godet për shkak të detyrës punonjësit e policisë apo shkel dhe bën akt të dhunshme në ambientet sportive. Gjithçka nis me gjobë për shkelje të lehta, e që shkon deri në 5 vite burg për ato të rënda.

Vendimi i plotë

Neni 274/a

Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe zyrtarit të ndeshjes për shkak të veprimtarisë sportive 1 deri 3 vjet burgim. Goditje për shkak të veprimtarisë sportive, të përsëritur.

1 deri në 5 vjet burgim.

Neni 274/b

Hyrja në fushë 50,000-100,000 lekë gjobë.

Hyrja në fushë dhe pengimi i aktivitetit sportive gjobë deri 3 muaj burgim.

Goditja me sende të forta në fushë

6 muaj deri në 3 vite burgim.

Të gjithë ata, që do të jenë të pranishëm në stadiume, të jenë të kujdesshëm se ligjet për sportin janë shumë të ashpër.