Flamur dhe himn shqiptar? Kosova drejt ndryshimit të simboleve shtetërore

Me qeverinë e re të Kosovës, duket se do të ndryshohen edhe simbolet e shtetit, himnin dhe flamurin.

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj tha në studion e lajmeve në RTV Ora se do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare.

Pjesë nga biseda në studio

Hysamedin FerajShpresoj që do të shkohet drejt ndryshimit të simboleve që përfaqësojnë shtetin. 

Beti Njuma: Pra do të vendosni për ndryshimin e himnit, ndryshimin e flamurit?

Hysamedin FerajUnë nuk po them se ky do jetë ndër veprimet e para sepse nuk është më i ngutshmi, sepse ata de facto janë. Pra funksionojnë faktikisht simbolet kombëtare dhe formalisht në protokoll mbetet ajo.

Beti Njuma: Kjo do të thotë që do të vendosni simbolet shqiptare?

Hysamedin FerajUnë them se do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare  sepse është një shtet që kanë luftuar shqiptarët dhe jo siç gënjen kushtetuta e Kosovës në preambulë për pavarësi në të cilët luftuan serbet, shqiptarët, romët etj., se serbët nuk kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës.  E prandaj shqiptarëve i përket pavarësia dhe përfaqësimi simbolik.