“E pamundur arritja e një marrëveshje të re për Brexit”

“Një marrëveshje e re për Brexit është e pamundur”, kështu është shprehur kancelaria gjermane Angela Merkel gjatë një telefonate mes kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Boris Johnson dhe kancelarja gjermane folën më herët për propozimet që ai i paraqiti BE, por sipas një burimi brenda kabinetit qeverisës së Brirtanisë, ajo bëri të qartë se një marrëveshje bazuar në to ishte “jashtëzakonisht e pamundur”. Adam Fleming i BBC tha se ekzistonte “skepticizëm” brenda BE-së që zonja Merkel do të kishte përdorur një gjuhë të tillë.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk  iu drejtuar me një mesazh nbë rrjetet sociale Johnson ku shkruante; “Ajo që është në diskutim nuk është duke fituar ndonjë lojë të marrë me faj.”