Dogjani: Kriza që duhet ndalur një orë më parë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani thotë se largimi i të rinjve nga vendi është kriza më emergjente ekonomike dhe sociale. Në një reagim në Facebook, ai u referohet ankesave të bizneseve të shërbimet, të cilat ankohet se ka rënë në mënyrë ekstreme fuqia blerëse. Shkau kryesor është emigrimi i shqiptarëve për një jetë më të mirë në vendet e BE-së. Dogjani thotë se ikja e të rinjve nga vendi është një alarm që kërkon përgjigje urgjente nga gjithë shoqëria.

Postimi i plotë në Facebook i Asllan Dogjanit:

“Sot tek furra e bukes ne lagje ankohej shitesi se ka rene fuqia blerse, po blejne me pak buke.

Me andej nje shites ambulant i frutave e perimeve me thot se si kete vit nuk kemi qene asnjehere, vijne me pak klient dhe ata qe vijne blejne nga dy kokrra domate, dy cope karrota..

Pronari i nje resoranti ketu afer me thot shitesi i frutave e perimeve vjen e merr gjysem kg sallate.

Nje pensionist ankohej se nuk i del pensioni me marr ilaqet… BB njofton se ekonomia do te pesoj nje renie edhe me te madhe ne kete fund viti….

Te rinj shqiptar po flejne ne cadra ne France, Spanje e Hollande me shprese se do gjejne ndonje rruge per te ikur ne Angli…

Shume te tjere jane neper rruget e Europes dhe jo pak kane kerkuar Azil ose kane perfunduar neper burgje…..

Ja pra pse sot ankohej shitesi i bukes dhe frutave perimeve jo se shqiptaret kane lene buken por shqiptaret kane ikur dhe po ikin se nuk kane mundesi te sigurojne buken e gojes ne Shqiperi…. kjo eshte gjendja, ky eshte realitetit i dhimbshem qe duhet ndaluar nje ore e me pare, duhet te ngrihemi te reagojme te gjithe qe neser te mos jete vone…”.