Çfarë suksesi nga Dua Lipa, artistja femër më e dëgjuar në botë

Në listën me 20 albumet më të suksesshëm në historinë e Spotify, Dua Lipa është artistja femër më e dëgjuar. Albumi i saj i parë, “Dua Lipa”, në vend të pestë, ka lënë pas edhe “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” të Billie Eilish që renditet në vendin e 17 dhe “My Everything” të Ariana Grandes që mbyll Top20. Albumi i parë dhe i vetmi i Duas u publikua në fillim të qershorit të vitit 2017. Në të ishin pjesë hitet si “Be the One”, “IDGAF”, “One Kiss”, “New Rules” e të tjera. Pjesa më e madhe e tyre kryesuan klasifikimet në Mbretërinë e Bashkuar, derisa më pas Dua u bë një yll ndërkombëtar duke rrëmbyer dy Grammy, çmimet më prestigjoze në muzikë. Pritet që së shpejti ajo të publikojë albumin “Dua Lipa 2”.