Bashkimi Kombëtar? Hysamedin Feraj: S’ka nevojë për marrëveshje me Shqipërinë

Nëse populli i Shqipërisë dhe i Kosovës e duan bashkimin kombëtar kjo do të ndodhë. Kështu u shpreh kandidati për deputet i VV, Hysamedin Feraj.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Feraj tha se për bashkim kombëtar nuk ka nevojë për marrëveshje me qeverinë shqiptar. Problemi tha ai mbetet juridik, që i kufizon padrejtësisht Kosovës të drejtën për bashkim apo ndarje me shtetet që do.

Hysamedin FerajNuk ka asnjë dyshim që duhet ndryshimi i Kushtetutës. Marrëveshja me Shqipërinë është marrëveshja me popullin e Shqipërisë. Nuk është e nevojshme asnjë marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë dhe as Kuvendin e Shqipërisë. Nëse populli i Shqipërisë këtu dhe populli shqiptar në Kosovë e do bashkimin qeveritë nuk kanë pse pyeten shumë. Por qeveritë do të njohin atë që realizon vullnetin e popullit shqiptar dhe kombit shqiptar. Prandaj problemi mbetet tek ai juridik që i kufizon padrejtësisht Kosovës të drejtën për bashkim apo ndarje me shtetet që do, e drejtë që i përket çdo shteti. Ky është manifest kushtetues i kufizimit të sovranitetit të Kosovës. Besoj se nën qeverisjen e VV sovraniteti i Kosovës do të jetë i plotë  ashtu si i çdo shteti tjetër. Në këtë kuadër duhet hequr edhe neni që i kufizon vullnetin si shtet dhe si komb me bashkimin me Shqipërinë. 

Beti Njuma: Po sikur institucionet ndërkombëtare BE dhe përfaqësitë e huaja të mos ju mbështesin në këtë nismë?

Hysamedin FerajNuk ka asnjë arsye të mendohet se bota ka marrë ndonjë vendim për të qenë antishqiptar pa asnjë arsye. Ky është një argument që nuk ka arsye të merret parasysh dhe përjashtohet nga çdo logjikë e arsyeshme.