Anjeza Shahini flet për largimin nga muzika

Pesë vite më parë, Anjeza Shahini konkurroi për herë të fundit në një festival. Bëhet fjalë për këngën “Energji” te “Kënga Magjike”, me të cilën këngëtarja i mbylli konkurrimet në festivale. ”Më vjen mirë që konkurrimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energjji dhe ngjyra”. Nisur nga komentet e shumta, Anjeza iu drejtua sërish Instagramit për të sqaruar situatën. ”Siç e dini, nuk më pëlqejnë keqinterpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm, shkrova ‘e kam mbyllur me festivalet’. Nuk më duket që ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që do vazhdoj të këndoj,” tha ajo. “Ju kujtoj se shumë vende të botës nuk kanë fare festivle por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte, ture e madje edhe shumë para”.