Zgjedhjet në Kosovë, Malaj: Fitoi vota e shenjtë, tani rradha e Shqipërisë

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka ndarë opionin e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ku vë theksin tek mënyra demokratike dhe tek vota e shenjtë. Sipas saj, tani është koha që Shqipëria duke marrë leksion nga Kosova, të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të tregojë se vota është e paprekshme.

Postimi i plotë

Faleminderit vëllezërve e motrave kosovare! Sot qytetaria kosovare dhe populli i kosoves tregoi nivelin dhe shkallen me te larte te emancipimit te nje shoqerie europiane, duke na dhene leksionin më te madh se zgjedhjet nuk janë votim monopartiak, po alternativë idesh dhe figurash që garojnë ne nje garë sfiduese, ku vota është e shenjtë dhe e paprekshme nga kushdo qoftë!

Zgjedhjet ne Kosovë ishin leksioni më i mirë që na jepet neve nga vëllezërit tanë shqipfolës dhe atdhetarë, se atdheu është i pari dhe menaxhohet nga ato që populli i zgjedh si përfaqësuesit e tyre, për të bërë më të mirën për vendin tënd. Zgjedhjet në Kosovë treguan se të “humburit” respektojnë fituesit dhe tashmë e kuptojnë se roli i tyre opozitarë do të jetë shumë i rëndësishëm në zhvillimin e të ardhmes në Kosovë.

Urimet më të sinqerta Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Një falenderim me zëmer e mirënjohje për të gjithë klasën politike, që përtej interesit politikë, ata vunë interesin e Kosovës. Ky ishte leksioni më i mirë që ne u dha ne politikës Shqiptare. Tashmë ka ardhur koha të bëjmë më të mirën për vendin tonë që mos të shkallëmojmë demokracinë e brishtë e cila po qëndro në fije të perit.