Vasili: Albin Kurti flet shumë qartë për miqtë e zemrës të Edi Ramës, që punojnë kundër Shqipërisë dhe Kosovës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti doli fitimtar i zgjedhjeve të parakohshme palamentare në Kosovë. Në lidhje me marrëdhënien me Shqipërinë, Kurti më herët është shprehur kundër kryeministrit Edi Rama dhe këshilltarit të tij, Baton Haxhiu. Më 4 shkurt të këtij viti, në një deklaratë për mediat, Kurti tha se nuk pranon një keqqeverisje nga Tirana zyrtare, pasi oligarkët dhe mafia po shkatërron Shqipërinë. ”Jo vetëm Shqipëria destabilizohet nga kjo mënyrë qeverisje”, thekson Albin Kurti, ”por edhe Kosova dobësohet e copëtohet”.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar dhe Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili shprehet se Albin Kurti flet shumë qartë për miqtë e zemrës të Edi Ramës,që punojnë kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

Postimi i plotë:

Albin Kurti flet shumë qartë për miqtë e zemrës të Edi Ramës,që punojnë kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndaj edhe populli shqiptar thotë: “më thuaj se me kë rri,qe të të them cili je”!