Himni i ri shqiptarëve: “Hej ti me kokën te Fejsbuku…”

Shqipëria po kalon një nga krizat më të rënda, por reagimi për emigrimin, eksodin, varfërinë dhe talljen nga politika shqiptarët e shprehin vetëm në Facebook dhe jo në jetën reale. Këtë apati dhe kurth të rrjeteve sociale ku kanë rënë sot qytetarët duket se e shpreh më mirë një parodi e realizuar këtë javë në spektaklin “Al Pazar”, drejtuar nga Agron Llakaj.

“Po jetojmë në kohë idiote, pa sistem e pa logjikë/jeta ime jeta jote, nga pak po vriten përditë. Nuk e njohim zërin tone, as tiparet e veprimin,/nuk po njohim nënë e babe, nderit i harruam pinin”, janë disa nga vargjet e parodisë që thotë me pak fjalë gjithë dramën e shoqërisë shqiptare.

Nëse dikur Çajupi thoshte; “Shqipërin’ e mori turku, i vu zjarr!  Shqipëtar, mos rri, po duku, shqipëtar!”, sot duhet thënë “Hej ti, me kokën te fejsbuku, nëse je vërtet shqiptar mos rri, mos rri po duku!’.

 Teksti i plotë i parodisë

Po jetojmë në kohë idiote, pa sistem e pa logjikë

jeta ime jeta jote, nga pak po vriten përditë.

Nuk e njohim zërin tone, as tiparet e veprimin,

nuk po njohim nënë e babe, nderit i harruam pinin.

 

Hej ti, hej ti me kokën te fejsbuku,

nëse je vërtet shqiptar mos rri, mos rri po duku!

 

Si të rrasur, si të dhjerë, konformistë e të pështirë,

pa iman edhe pa nder ky është sot njeriu i mirë.

Deputetët mbajmë rockstar për ta ulemi në tokë,

ata na trajtojnë si zar, mu…rin na e bëjnë mbi kokë.

 

Hej ti, hej ti me kokën te fejsbuku,

nëse je vërtet shqiptar mos rri mos rri po duku!

 

Jetë me çadra e kulisa, jetë me llogari zgjedhore,

ku u nisa e ku bitisa rrotull gore e llazore.

S’ka as zë, se u tha lumi, s’ka buçime, na ka zënë gjumi,

s’ka ç’pëlcet e s’ka furtunë, ti s’je ti, e unë s’jam unë.

 

Hej ti, hej ti me koken te fejsbuku,

nëse je vërtet shqiptar mos rri, mos rri por duku!

 

Të ngulim këmbët në tokë, boll ndejtëm me vertikale,

me dy duar për një kokë, ndryshe nuk i zgjidhim hallet.

Mbani mend ç’i thoshim vetes, shqiptar mos rri po duku,

ndal t’i themi lepe peqes, e të dalim nga fejsbuku.

 

Hej ti, hej ti me kokën te fejsbuku,

nëse je vërtet shqiptar mos rri mos rri por duku!