FOTO/ Pasi humbi zgjedhjet, ja çfarë poston Haradinaj në Facebook

Një ditë pasi zgjedhjeve, Ramush Haradinaj ka zgjedhur ti rikthehet sërish njëri prej pasioneve të tij, ecjes në mal.

Ka qenë vet ish-kryeministri, i cili ka postuar në llogarinë e tij në Facebook disa foto teksa shihet në pikën më të lartë të Kosovës, “Maja e Njeriut”, e cila ndodhet në Bjeshkët e Sharrit.

Dje,  në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në Kosovë, koalicioni AAK-PSD doli forcë e katërt, me 90,617 vota ose 11,53%.