Reja lë jashtë kapitenin dhe merr dy talente, ja lista për Turqinë dhe Moldavinë

Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka shpallur listën e futbollistëve për dy sfidat e radhës ndaj Turqisë më 11 tetor dhe ndaj Moldavisë 3 ditë më vonë. Spikat lënia jashtë e kapitenit Mavraj, ndërkohë që është thirrur për herë të parë edhe Lindon Selahi. Kumbulla është rithirrur dhe këtë herë pritet që të bëjë debutimin.

 

Jashtë listës ka mbetur sulmuesi Armando Sadiku, i cili këtë verë u transferua te Malaga. Nga Kategoria Superiore, janë dy lojtarët e Partizanit:Alban Hoxha dhe mbrojtësi Lorenc Trashi. Mungesë e madhe dhe ajo e Taulant Xhakës që është në listën e pritjes së bashku me Kaçen dhe Uzunin.

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit