AAK: Deri në ora 17:00, votuan 30 % e qytetarëve, nuk ka parregullsi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencën e radhës për medie, ku kanë bërë të ditur numrin e votuesve deri në ora 17, e që sipas tyre del të jetë 30 për qind.

Meliza Haradinaj nga kjo parti, tha se koalicioni AAK-PSD do t’i fitojë zgjedhjet e sotme, ndërsa ftoi qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje.

Ajo tha se deri më tani procesi zgjedhor po shkon mirë dhe se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi të madhe.

“Lajmi i parë që AAK dhe PSD do të ketë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve. Sipas të dhënëve del se AAK ketë herë ka rezultat më të mirë se të gjitha herëve. E dyta çdo gjë po shkon mirë. Sipas të dhënave deri në orën 17:00 po del të jetë 30%. I ftojmë qytetarët qe ende nuk kanë votuar që të dalin të votojnë për AAK dhe ta kryejnë punën e tyre me dinjitetin më të lartë dhe të lajmërojnë për çdo parregullsi”.