Protestat antiqeveritare, rreth 100 të vdekur nga përplasjet

Numri i vdekjeve nga protestat e vazhdueshme antiqeveritare në Irak është rritur në gati 100, sipas Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në vend.

Ai tha gjithashtu se rreth 3000 njerëz janë plagosur.

Demonstratat filluan 5 ditë më parë dhe autoritetet janë munduar të fitojnë kontrollin.

Të shtunën, policia bllokoi pikat kryesore të takimit në Bagdad.

Protestat shihen si sfida e parë e madhe për qeverinë e brishtë të Mahdit, gati një vit pas ardhjes në pushtet.

Demonstruesit thanë se po protestojnë kundër papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.

Agjensia e lajmeve Reuters raportoi se pesë persona u vranë gjatë përleshjeve të fundit, duke përmendur policinë dhe burimet mjekësore.

Sheshi Tahrir ka qenë pika qendrore e protestave, por u bllokua të shtunën, sipas agjencive lokale të lajmeve.

Dhuna ka prekur gjithashtu zonat me shumicë shiite në jug, përfshirë Amaran, Diwaniyan dhe Hillan.

Janë arrestuar gjithsej 540 protestues, ku gati 200 prej tyre mbeten në paraburgim.

Iraku zë vendin e katërt për sa i përket rezervave më të mëdha të naftës në botë, por 22.5% e popullsisë së tyre prej 40 milionësh banorësh jetonte me më pak se 1.90 dollarë në ditë në 2014, sipas Bankës Botërore.