U kapën pas vjedhjes, 2 vëllezër bëjnë kasaphanën në Itali, vrasin 2 policë dhe plagosin 3 të tjerë

Ka përfunduar në tragjedi arrestimi i dy hajdutëve të motorëve në Trieste, Itali. Dy vëllezër u dërguan në stacionin qendror të policisë dhe kur njëri prej tyre kërkoi të shkonte në banjë sulmoi një polic, i vodhi armën dhe filloi të qëllojë. Dy policë u vranë. Në konfliktin e armatosur mbetën të plagosur edhe tre agjentë të tjerë dhe vëllai i atentatorit, i cili u ndaluar pas ndjekjes.

Dy vëllezërit autorë të të shtënave ishin shoqëruar në komisariat nga policia pas një kontrollit për gjetjen e autorit të grabitjes së një motori në orët e para të mëngjesit. “Për arsye që po hetohen ende- thuhet në një njoftim nga Kuestura e Triestes – njëri prej të dyve u shkëput nga vëmendja e agjentëve dhe gjuajti disa herë në drejtim të tyre. Të dy u përpoqën të arratisesh nga komisariati, por u ndaluan”.

Dy agresorët, me kombësi Dominikane, quhen Alejandro Augusto Stephan Meran, 29 vjeç, me probleme psikike dhe Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç. Mediat italiane duke iu referuar burimeve nga policia deklarojnë se ai që ka qëlluar ka qenë më i riu.

Agjentët e policisë që mbetën viktima të sulmit janë Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego. Rotta, me origjinë nga Pozzuoli (Napoli), ishte djali i një polici, aktualisht në pension, i cili punonte në Napoli. Kryetari i Komunës së Triestes, Roberto Di Piazza, shpalli ditë zie në qytet pas vrasjes së dy agjentëve.