Shakaxhiu i përparimit

Nga Ylli Dylgjeri –

“Dua të hyj në rradhën e historisë së oratorisë shqiptare…”- na tha dje Kryeministri shqiptar në një ekran e përballë një gazetari të “marrë peng” familjarisht. I shfytyruar e i parruar kërkonte kuturu fjalë kazani për të mposhtur kundërsharët. Kriza e komunikimit u thellua më shumë kur e shoqëroi ligjëratën me grimasa të çuditshme. Vetëm një i sëmurë nga paralizat mendore e faciale mund të tjetërsohet ashtu në mimikë e në leksik. Por kjo, për kreun e shtetit quhet oratori apo gojtari në shqip. Qesharak e i pështirë “ciceruesi” shqiptar, jo Ciceroni, na mbushi sërisht mbrëmë me glasa edhe pse bëri përpjekje të mundimshme për ti ngjarë Rilindasve të hershëm.
Vargjet e jugut:
lum ne që jetojmë në këtë vend/ se dhjesim në çdo vënd, shoqëruan tërë kolonë zanore të intervistës. Dje për herë të parë titulli “Real Story” i emisionit i shkonte tërësisht të intervistuarit.
Po, ky është realiteti i sotëm shqiptar që drejtohet nga një Kryeministër jeniçier që heq qafe çdo kundërshtar politik apo mediatik për të pritur arritjet madhore. Por tani pas…10 viteve të sundimit të tij.
Mjekra do të na dalë të gjithëve.