PAMJE TË RËNDA/ Përplasen frikshëm 2 mjete, njëri nga drejtuesit braktis të plagosurin (Video)

Ky është momenti kur një BMW përplaset me një furgon e më pas drejtuesi i saj sëbashku me pasagjerët largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruan The Sun, ndodhi mëngjesin e së enjtes në Coventry të Britanisë. Shoferi i BMW-së kaloi me të kuqe dhe u përplas me furgonin.

Gjithçka ndodh në një kohë kur shoferi i furgonit del duke u zvarritur nga automjeti duke kërkuar ndihmë në tokë, por asnjë prej personave që ndodhej në BMW nuk i afrohet për ta ndihmuar, përkundrazi, ata largohen me shpejtësi.

Në pamje duket momenti i përplasjes, e cila ishte mjaft e fortë, ashtu sikurse momenti kur shoferi del nga BMW-ja që ka përfunduar pothuajse brenda një godine dhe largohet menjëherë. Dy djem të tjerë që ndodheshin me të në automjet, e ndjekin nga pas. Ndërsa në ndihmë të shoferit të furgonit shkoi një dëshmitare në vendngjarje, e cila qëndroi me të lënduarin derisa erdhi ambulanca.