Jonida Vokshi mbledh mikeshat e ngushta pas dasmës

Java e dytë e shtatorit shënoi një moment mjaft special në jetën e moderatores dhe aktores së njohur, Jonida Vokshi. Pasi bëri publike disa muaj më parë lidhjen me producentin kosovar, Besnik Krrapi, ajo lajmëroi dhe ceremoninë martesore e cila bëri bashkë familjarët e dyshes, por dhe emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Fill pas këtij momenti bukuroshja u nis me pushime, aty ku dhe shijoi muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj. Nga ky udhëtim Jonida zgjodhi që kujtimet më të bukura t’i ruajë për vete, duke qenë se zgjodhi të publikojë në rrjetet sociale shumë pak momente. Ndërsa së fundmi duket se moderatorja është rikthyer në kryeqytet dhe një nga gjërat e para që ka bërë është të mblidhej me miket e saj më të ngushta. ‘RevistaWho.Com’ ka arritur të sigurojë një foto të vajzave të cilat duken mjaft të qeshura teksa shijojnë diçka për të pirë së bashku. Mesa duket kjo do të jetë një natë shumë e gjatë, pasi vajzat kanë shumë për të folur dhe për të treguar.