I vuri zjarrin kopshtit në Gjermani, përfundon keq aventura e të riut shqiptar

Një i ri i moshës 17 vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Gjermani. Minoreni është me rigjinë nga Kosova, ndërsa akuzohet për vjedhje dhe zjarrvënie të qëllimshme në një kopsht fëmijësh.

Atij i janë vënë prangat në qytetin e Dyseldorfit, pasi është kthyer nga Kosova. I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime.

Ai dhe një 17-vjeçar tjetër akuzohen se në korrik të vitit 2019 kishin provuar të thyenin një pjesë të rrethojës së kopshtit të fëmijëve duke e goditur atë me një gur kalldrëmi. Pasi përpjekja e tyre dështoi, ata i vunë zjarrin dy jastëkëve.

Si pasojë e zjarrit, kopshti i fëmijëve u shkatërrua pothuaj plotësisht. 17 vjeçari i dytë, sipas të dhënave të hetuesve, e kishte pranuar veprën që në fillim të gushtit.

Shqiptari nga Kosova u arrestua në aeroportin e Duseldorfit.