Gjosha: Precedenti i Shqipërisë për hapjen e negociatave do të prekë edhe Kosovën e Bosnjen!

Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit nga radhët e LSI, ka shpjeguar sot me anë të një videoje, se në këtë situatë ku ndodhet sot, Shqipëria nuk i çel dot negociatat pa përmbushen e kushteve; se Shqipëria bëhet precedenti i parë për ndryshimin e procedurave për hapjen e negociatave dhe se kjo do të prekë në të ardhmen edhe vendet e tjera si Kosovën e Bosnjen.

Në një shënim me video, pas shqetësimit të ngritur, Gjosha tregon se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të hapur negociatat.

Çfarë po ndodh me Negociatat e Shqiperise?

Komisioni Europian rekomandoi për herë të 3-të në Maj të këtij viti celjen e negociatave me Shqipërinë pa kushte. Rekomandim ky pas atij të Tetorit 2016 dhe Prill 2018.

Pas refuzimit të Këshillit në Dhjetor 2017 dhe Qershor 2018, këtë vit duket se Shqipërisë do t’i vendosen 9 kushte deri në marrjen e një date për celjen e kapitujve të parë. Në 26 Shtator 2019, Bundestagu Gjerman miratoi një rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut pritet të celë negociatat brenda Janar 2020 pa kushte.

Nërsa Shqipëria ka marrë një sinjal pozitiv për mbështetjen e celjes së negociatave por duke e ndarë procesin e vendimarrjes në 2 faza, të kushtëzuara nga një sërë hapash, që duhet të plotësohen para se të ndodhë formalisht celja e bisedimeve për anëtarësim.

Deri në konferncën e parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të plotësojë dy kushte: 0. Të ketë një Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë funksionale 0. Të miratojë reformën zgjedhore Ndërsa deri në fillimin e kapitujve të parë 23/24, Shqipëria duhet të plotësojë 7 kushte: – zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore – fillim i procedurave penale kundër gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët në procesin e Vetting-ut janë akuzuar për sjellje të dënueshme penalisht. – fillimi i procedurave nga prokuroria dhe eventualisht gjyqësori kundër atyre që kanë pasur lidhje me blerjen e votave si dhe ecuri serioze dhe të shpejtë të proceseve. -ngritja e strukturës speciale për luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vënia në punë e saj. – suksese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe nisjen përfundimin e proceseve të para gjyqësore kundër zyrtarëve dhe politikanëve të rangut të lartë.” Këtu hyjnë hetime pro-aktive, eventualisht ndjekje dhe dënime penale në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar” – përparime të prekshme në reformën administrative, duke përfshirë verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, duke mbajtur parasysh edhe kritikat për parregullsi. – një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Nëse vendoset mbajta e zgjedhjeve të reja lokale, ato duhet të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor. Cfarë do të thotë kjo? Shqipëria nuk i cel dot negociatat pa përmbushjen e këtyre kushteve. Shqipëria bëhet precedenti i parë për ndryshimin e procedurave për hapin e negociatave. Kjo do të prekë në të ardhmen edhe vendet e tjera si Kosovën dhe Bosnjen. Shqipëria tashmë është de juro dhe de facto e ndarë nga Maqedonia e Veriut. Cfarë presim në Mbledhjen e Keshillit Europian në 15 Tetor? Varianti më pozitiv është që vendet të pranojnë opsionin me kushte të Gjermanisë Në mënyrë që të merret ky vendim, vendet anëtarë duhet të votojnë në unanimitet Edhe një Veto e vetme do ta rrëzonte vendimin për Shqipërinë.

Çfarë duhet të bëj Shqipëria? Duhet të plotësojë kushtet pa humbur kohë Duhet të nisë urgjentisht dialogun politik mes palëve Qeveria ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për plotësimin e kushteve dhe zgjidhjen e krizës Qeveria duhet të implementojë në mënyrë të menjëhershme strategjinë kombëtare të anëtarësimit Shqipëria nuk mund të jetë mëshirë për Europën, por një vlerë e shtuar!