Leyla Moses Ones: Gratë përballen me sfida strategjike

Në kushtet kur ekzistojnë pengesat në përfaqësimin e tyre politik, nevojitet një angazhim më i ndjeshëm i grave jo vetëm në këtë drejtim, por edhe në sfidat e sigurisë.

Këtë apel përçoi e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses Ones në aktivitetin e a Institutit për gratë në politikën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila tha se gratë në gjithë botën kanë rol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë, proceseve të paqes, në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve.

Leyla Moses Ones: SHBA-të i kuptojnë shumë mirë sfidat strategjike, me të cilat përballen gratë globalisht dhe pengesat për përfaqësimin në udhëheqjen politike, dhunën e hapur kundër grave dhe vajzave, pabarazinë e vazhdueshme, por këto çështje mund të tejkalohen me angazhimin tonë të përbashkët. Jemi entuziast që jemi bashkuar me partnerë si ju për të shqyrtuar potencialin e plotë të garave në siguri. Për të ngritur tematikën e grave, paqes dhe të sigurisë si përparësi.

Diplomatja ftoi çdo aktor të shoqërisë civile dhe institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre në garantimin e të drejtave të barabarta dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje.

Leyla Moses Ones: Fuqizimi i grave duhet të jetë i plotë dhe i barabartë në çdo hap. Ne jemi 50% e njerëzimit që duhet të sillet në vendimmarrjen e së tashmes si dhe politikat që i japin formë së ardhmes.

Ambasadorja theksoi se SHBA do vazhdojnë të ndihmojnë Shqipërinë në fuqizimin e rolit të gruas